Pavarësisht se ishte paraparë që të bënte testet mjekësore, veterani kishte vendosur në fund që të mos e vazhdonte karrierën në kryeqytetin rus
Ish ylli i Chelsea, John Terry e ka humbur një mundësi të luaj për Spartak Moskën, pavarësisht se kishte pasur një ofertë joshëse nga klubi i njohur rus.
Ai nuk kishte kontratë këtë verë dhe fillimisht vendosi të shkojë në Sparta, madje kishte kryer edhe testet mjekësore për klubin rus.
Mbrojtësi do të merrte një shumë prej tre milionë euro pagë në vit për një sezon, por tani ai ka treguar se marrëveshja u prish në fund.
“Pasi u mendova shumë, vendosa që ta refuzoi ofertën dhe kontratën nga Spartak Moska”, ka shpjeguar Terry në një deklaratë.
“Do të dëshiroja ta shfrytëzojë rastin dhe ti falënderohem Spartakut për mundësin dhe ti uroi atyre dhe tifozëve një sezon sa më të mirë. Ata janë një klub ambicioz dhe jam shumë i impresionuar me profesionalizmin e tyre”.
“Por, pasi e kam diskutuar edhe me familje, ne bashkë vendosëm se nuk është koha që ne të shkojmë në Moskë. Fat të mbarë, Spartakut”.
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Sulmi në Magdeburg, Haradinaj: Jemi pranë popullit gjerman n...