John Stones refuzoi kalimin të Spurs, kjo është arsyeja

11:17 | 6 Tetor 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi i Manchester City-t, John Stones në ditën e fundit të afatit kalimtar ka refuzuar kalimin të Tottenham-i.

Spurs e donin 26-vjeçarin në formë huazimi, por oferta u refuzua nga lojtari, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Daily Star, arsyeja pse anglezi e refuzoi këtë transferim, ishte familja, andaj nuk donte kalimin në Londër.

Stones, nga ana tjetër nuk është në formacionin e Pep Guardiola-s me transferimin e Ruben Dias-it nga Benfica dhe nuk i është garantuar minutazhë.

I interesuar për Stones ishte edhe Everton-i, por edhe ky transferim nuk u realizua sepse u refuzua nga lojtari./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme