Reputacioni i Joe Hart ka arritur në nivel tjetër edhe më të ulët.
Pas shumë golave që pranoi te Anglia gjatë Kampionatit Evropian 2016, Joe Hart vazhdon të kritikohet ashpër për gabimet e tij trashanike në fushë, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Joe Hart vazhdoi kështu edhe në ndeshjen e Anglisë në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror Rusia 2018 kundër Skocisë të zhvilluar në Hamped Park.
Portieri i Manchester Cityt, i cili pritet të largohet nga Etihad Stadium këtë verë, pranoi dy gola nga gjuajtjet e lira brenda vetëm tre minutave dhe të dyja ishin të shënuara nga i njëjti lojtar – Leigh Griffith.
Hart bëri një gabim gjatë pjesës së parë, që thuajse kaloi pa u vërejtur nga shumica. Madje, as gjyqtari nuk e kishte vërejtur këtë.
Shikoni pamjet më poshtë:
https://twitter.com/caughtoffside/status/873595019378266112
Hart kapi topin me dorë pasi pasimit që kishte pranuar nga njëri prej bashkëlojtarëve të tij.
Kjo sipas rregulloreve duhej të rezultonte në një gjuajte të lirë brenda zonës së penaltisë të Anglisë duke i krijuar një shans të artë Skocisë./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...