Google ADS

Joao Mario i pa lumtur në Inter, ky gjigant evropian i gatshëm ta transferojë

18:38 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Mesfushori brazilian, Joao Mario, e ka pranuar se është i pa lumtur në skuadrën e Interit.

Ky fakt, sigurisht se do t’i pëlqejë Manchester United, të cilët janë të interesuar në transferimin e tij në Old Trafford.

Megjithatë, gjigantët italian nuk janë të gatshëm që ta shesin në afatin kalimtar të janarit.

Mario u transferua në skuadrën neraazzurri në vitin 2016 për shumën e 40 milionë eurove, por ka dështuar të gjejë formën e tij më të mirë dhe në këtë sezon ka bërë vetëm 11 paraqitje.

Drejtori sportiv i Interit, Ëalter Sabatini, e ka ripërsëritur se klubi nuk dëshiron ta largojë 24 vjeçarin.

“Joao është i brengosur për shkak të minutazhës së vogël që ka ai”, tha Sabatini për Sky Italia.

“Ne nuk dëshirojmë ta humbasim atë. Ai është lojtar i yni dhe ne dëshirojmë ta mbajm atë”, përfundoi Sabatini.

Mario besohet se është prioriteti kryesor i Jose Mourinhos dhe raportimet kanë sygjeruar se Interi mund ta lejojë larigmin e tij, vetëm nëse United dërgon Mkhitaryan në San Siro.

Mesfushori armen nuk është paraqitur për Untied që nga nëntori i këtij viti. /arbresh.info/

Të ngjashme