Joao Felix është detyrua të stërvitet me lojtarët e akademisë së Atletico Madrid në ditën e parë të para-sezonit.
Felix u transferua te Chelsea si huazim në janar, por ai shënoi vetëm katër gola në 20 paraqitje dhe është lejuar të kthehet në “Wanda Metropolitano”.
Megjithatë, The Sun raporton se portugezit iu tha të stërvitej me lojtarët e akademisë përpara ndeshjeve parasezonale të Atletico-s, pasi tashmë i është hequr fanela nr.7.
Më vonë gjatë seancës, ai thuhet se i është bashkuar skuadrës së parë.
Felix ka qenë i lidhur me një lëvizje të mundshme te PSG këtë verë, me klubin francez që së fundmi ka emëruar Luis Enrique si trajner dhe duket se Atletico mund të jetë i hapur për ta shitur atë./Arbresh.info/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit