Joao Felix rezultoi si një nga futbollistët më të mirë në fushë për Atletico Madrid në ndeshjen e fundit të kampionatit përballë Sevillas.
Pavarësisht disfatës së madrilenëve me rezultatin 2-1, portugezi ia doli të dallonte ndaj të tjerëve, edhe pse i ardhur nga stoli për arsye se trajneri Diego Simeone nuk e konsideron titullar.
Kjo ka shkaktuar një rrëmujë në klub teksa tashmë tifozët dhe menaxheri i futbollistit, Jorge Mendes janë kthyer kundër teknikut argjentinas.
Vitin e ardhshëm luhet Botërori dhe Joao Felix kërkon të mbërrijë në Katar si protagonist kryesor i Portugalisë dhe në këtë formë lojtari është i hapur për një lëvizje që në muajin janar teksa agjenti është gati të kontaktojë me disa klube të Premier League të cilët preferojën shërbimet e 22-vjeçarit.
Ndërkohë, Felix ka një vlerë në merkato prej 70 milionë eurosh ndërsa është i lidhur me kontratë nga madrilenët deri në vitin 2026.
Sa i përket sezonit aktual, Felix ka luajtur në 14 ndeshje ndërsa ka shënuar një gol dhe ka asistuar në dy raste.
Kujtojmë se portugezi është transferuar te Atletico në vitin 2019 nga Benfica për shumë rekord të 127 milionë eurove.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation