Joao Felix nuk dëshiron të largohet nga Chelsea, edhe pse e ardhmja e tij vazhdon të jetë në dyshim.
Sulmuesi portugez iu bashkua Chelseat si huazim nga Atletico Madrid në janar të këtij viti, por pas përfundimit të sezonit në Ligën Premier, ai duhet të rikthehet në qytetin spanjoll.
Chelsea kishte paguar 11 milionë euro për huazimin e thjesht të tij për gjashtë muaj, por tani duhet të filloj bisedime të reja me Atleticon për blerjen përfundimtare të tij.
23-vjeçari në 18 ndeshje me fanellën e Chelseat ka realizuar tre gola, derisa ka deklaruar se dëshiron të mbetet në Londër.
“Do të doja të vazhdoja të mbetet te Chelsea. Sa i përket të ardhmes time ende nuk e di atë, por mund të them se këto muaj në Londër kam qenë i lumtur”, ka deklaruar Felix, shkruan telegrafi.
Atletico Madrid është gati ta lejoj largimin e portugezit nga Wanda Metropolitano nëse vije një ofertë prej 80 milionë euro.
Gjithsesi për reprezentuesin portugez interesim ka shfaqur edhe Newcastle United që janë gati ta rivalizojnë Chelsean për t’i fituar shërbimet e tij.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...