Joachim Low është përzgjedhja e preferuar e Real Madridit për të zëvendësuar Zinedine Zidanen nëse ai dështon për të fituar La Ligan ose Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Gola e shënuar në minutën e 92′ nga Lionel Messi në ‘El Clasicon’ e zhvilluar të dielën ka hapur garën për titull, transmeton portali arbresh.info. Të dy skuadrat kanë pikë të barabarta, por Barcelona ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Real Madridi do të përballet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Atletico Madridin me qëllimin për tu bërë skuadra e parë që rimerr trofeun e Ligës së Kampionëve.
Lexo më shumë: Zbulohet biseda e Ronaldos me Lionel Messin para fillimit të ‘El Clasicos’ (FOTO/VIDEO)
Joachim Low është në listën e shkurtër të klubit, por ekzistojnë edhe një numër i madh kandidatësh.
Antonio Conte i Chelseat dhe Mauricio Pochettino i Tottenhamit janë gjithashtu në pretendent për detyrën e Zidanes.
Edhe nëse Zidane fiton Ligën e Kampionëve, detyra e tij nuk është plotësisht e sigurt. Klubi spanjoll ka shkarkuar tre fituesit e mëparshëm të Ligës së Kampionëve: Jupp Heynckes, Vicente Del Bosque dhe Carlo Ancelotti./arbresh.info
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...