Joachim Low, zëvendësuesi i Zidanes në Real Madrid

09:05 | 21 Nëntor 2017
Arbresh Info

Real Madridi do të kthehet te trajneri gjerman Joachim Low nëse ata shkarkojnë francezin Zinedine Zidane.

Zidane është vënë nën presion të madh këtë sezon dhe barazimi i të shtunës ndaj rivalit lokal Atleticos bëri që kampioni i Evropës të jetë dhjetë pikë prapa Barcelonës në garën për titull, transmeton portali arbresh.info.

‘Don Balon’ raporton që presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez, dëshiron të zëvendësoj francezin në mënyrë që trajneri gjerman me përvojë të kthej ata në garën për titull. Megjithatë, shanset që trajneri 57-vjeçar të largohet nga kampioni i botës duken të vogla pasi ai dëshiron të ndihmoj Gjermaninë që të mbroj titullin e tyre verën e ardhshme në Kampionatin Botëror.

Po ashtu, në dhomën e zhveshjes te Reali duket se ka përplasje pasi Cristiano Ronaldo është konfrontuar me Zidanen para barazimit ndaj Atleticos.

Gazeta e lartpërmendur shton që 32-vjeçari nuk është i lumtur me jetën në Madrid dhe ka kritikuar ashpër Zidanen për shitjen e lojtarëve si Pepe, Alvaro Morata dhe James Rodriguez./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme