Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka hedhur poshtë mundësinë për të marrë detyrën si një zëvendësues i Zinedine Zidanes në Real Madrid.
Pas largimit befasues të francezit nga Santiago Bernabeu të enjten, trajneri Mauricio Pochettino dhe Joachim Low janë shfaqur si opsionet e preferuara të klubit për të zëvendësuar trajnerin e larguar, transmeton portali arbresh.info.Por, Low insiston se këtu nuk ekziston ndonjë shans që të largohet nga Gjermania.
“Unë e hedh poshtë këtë plotësisht”, ka thënë Low kur është pyetur për detyrën në Real Madrid gjatë një konference në kampin stërvitor të Gjermanisë.
“Për mua, ky nuk është ndonjë problem. Unë jam në Kampionatin Botëror tani. Sigurisht, ata [Real Madridi] do të gjej një pasardhës të mirë për Zidanen”
Pas kësaj, Pochettino mbetet favoriti i vetëm për detyrën në Bernabeu, ndonëse edhe Arsene Wenger është përmendur si një opsion i mundshëm./arbresh.info/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...