Google ADS

Jo vetëm Zirkzee, Milani po punon edhe për transferimin Brojës dhe Dovbyk

09:08 | 7 Qershor 2024
E.K

Së bashku me Joshua Zirkzee, Milani thuhet se po punon edhe për transferimin e sulmuesit shqiptar të Chelseat, Armando Broja dhe Artem Dovbyk të Gironas.

Ka raporte të përziera mbrëmjen e së enjtes rreth sulmuesit të Bolognës, Zirkzee, i cili thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro në kontratën e tij, kështu që negociatat me klubin janë të panevojshme.

E vetmja pengesë është komisioni i kërkuar nga agjenti i tij, i cili kërkon 15 milionë euro si shpërblim për marrjen e klauzolës së lirimit të vendosur në kontratë kur bën lëvizjen nga Bayern Munich në Stadio Dall’Ara.

Mediumi Sportitalia janë të bindur se Zirkzee do të bëjë që agjenti i tij të ulë kërkesat në 10 milionë euro, ndërsa Sky Sport Italia thotë se Milani është i shqetësuar se nuk do të jetë në gjendje të ulë kërkesën prej 15 milionë euro.

Me këtë në mendje, eksperti i transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, sugjeron që kuqezinjtë po shikojnë edhe dy sulmues të tjerë.

Ata janë Broja, i cili sërish nuk ka vend te Chelsea dhe kërkon largimin, dhe sulmuesi i Girona, Dovbyk.

Nuk është hera e parë që Milani është lidhur me yllin shqiptar, i cili ishte i huazuar te Fulham dhe potencialisht mund të huazohet sërish me një opsion për blerje.

Sa i përket Dovbyk, ai besohet se ka një marrëveshje verbale me Girona për ta lënë atë të largohet nëse vjen një ofertë me vlerë 40 milionë euro. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme