Benevento thuhet se u përpoq dhe nuk arriti të nënshkruajë edhe me dy ish-mesfushorët e Arsenalit, Alex Song dhe Samir Nasri.
Klubi i fundit në renditjen tabelore në Serie A, Benevento, nënshkroi para dy ditësh me lojtarin e lirë, ish-yllin e Arsenalit, Bacary Sagna.
Por, mediat italiane raportojnë se klubi italian nuk u ngop vetëm më afrimin e Sagnas, por deshi edhe dy ish-yje tjerë të klubit londinez.
Sipas Sky Sport Italia, Benevento hapi bisedime për ribashkimin e Sagnas me Nasrin dhe Songun.
Megjithatë, mediumi italian vë në dukje se negociatat për të dy lojtarët ishin të pasuksesshme”, duke i lënë ata si agjentë të lirë.
Mesfushori Song u lirua kohëve të fundit nga skuadra ruse Rubin Kazan, ndërsa Nasri është i lirë pas largimit nga skuadra turke, Antalyaspor.
Të dy lojtarët në fjalë kanë pasur karrierë të pasur evropiane pasi kanë luajtur edhe për skuadra tjera të mëdha si Barcelona, Manchester City dhe Sevilla. /Telegrafi/
Përurohet Kompleksi Memorial i Dëshmorëve dhe Martirëve në M...
Bizneset shqiptare në veri thonë se konsumatorëve atje do t’...
Sot dy ndeshje të zjarrta në Superligë, vëmendja te Llapi – ...
Trump lë jashtë administratës së re Haley dhe Pompeon
Nesër seanca për buxhetin e Kosovës
Burimi: Dashuria duhet të pranohet, duhet me provu edhe me p...