Diego Godin shënoi golin e dytë dje në ndeshjen në Ligë të Kampionëve mes Atleticos dhe Juventusit për t’i garantuar fitoren skuadrës së tij aktuale me rezultat 2 me 0 para ndeshjes kthyese në stadiumin Allianz.
Ndërkohë, në San Siro gjatë ndeshjes mes Interit dhe Rapid Viennas, shumë tifozët të Interit kanë veshur fanellën e Interit me emrin e Godinit prapa në shpinë si dhe numrat 2 dhe 0, përfshirë një vijë në mes që lë të kuptohet se është bërë për të treguar rezultatin e ndeshjes së djeshme, transmeton portali arbresh.info.
Ky është një fakt që tifozët e Interit nuk mund të presin që të shijojnë uruguaianin në skuadrën e tyre për shkak se transferimi i tij është konfirmuar në fillim të kësaj mbrëmje nga Giuseppe Marotta dhe kjo është shfrytëzuar po ashtu për të përqeshur rivalin e tyre.
Ndeshja mbrëmjen e sotme mes Interit dhe Rapid Viennas aktualisht është 2 me 0 në favor të italiane (65′)./arbresh.info/
Moti sot kryesisht me diell
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi