Armando Broja do të largohet nga Fulham për tu rikthyer te Chelsea në fund të këtij sezoni.
Megjithatë sulmuesi shqiptar nuk pritet të mbetet në Stamford Bridges me klubin londinez që nuk llogarit në shërbimet e tij dhe nuk mund t’i ofrojë minutat e kërkuara nga Broja.
Lojtari pritet të largohet në afatin kalimtar të verës, por duhet definuar nëse si huazim apo do të shitet përgjithmonë.
Borussia Dortmund ka shfaqur interesim për transferimin e shqiptarit pasi Sebastien Haller dhe Youssoufa Moukoko do të largohen gjatë verës.
Por së fundmi në garë për Brojën është futur edhe skuadra e rikthyer në Ligën Premier, Ipswich Town.
Ipswich synon transferimin e Brojës ku kërkojnë të kenë shqiptarin në maje të sulmit të tyre.
Gjithsesi ende nuk ka asgjë konkrete dhe e ardhmja e Brojës pritet të vendoset vetëm pas kampionatit evropian. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...