Një tjetër futbollist i njohur refuzon PSG. Pas “jo”-së nga Julian Alvarez, i cili është drejt kalimit tek Atletico Madrid, kampionët e Francës janë refuzuar edhe nga Joshua Kimmich.
“Xholi” i Bayern Munich, futbollist që aktivizohet si mesfushor dhe mbrojtës i djathtë, ka edhe një vit kontratë me rekordmenët e futbollit gjerman.
Luis Enrique e donte në skuadër, por 29-vjeçari ka vendosur të qëndrojë te Bayerni, skuadër me të cilën aktivizohet prej vitit 2015.
“Te Bayerni ndihem si në shtëpinë time. Të gjithë fëmijët e mi kanë lindur këtu, kemi ndërtuar shtëpinë tonë në Bavari. Sezoni i kaluar nuk ishte i suksesshëm. Nuk përkoi aspak me ambiciet e klubit dhe të miat. Tani jam i uritur dhe plot energji për sezonin e ri”, u shpreh Kimmich tri ditë më parë.
Drejtuesit e Bayernit nuk duan të humbin me parametra zero gjatë verës së ardhshme dhe në klub janë optimistë në lidhje me rinovimin./Ss
Kumbaro ndan pamje nga Kisha e Shën Marisë, u uron përmetarë...
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...