Jetmir Krasniqi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës zvicerane Lugano.
Mbrojtësi i djathtë këtë edicion nuk kishte shumë hapësira tek skuadra zvicerane dhe vendosi të largohet.
24-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit rumun tek skuadra Voluntari.
Ka qenë klubi rumun që e ka fituar garën për lojtarin nga Kosova pasi për të kishte edhe interesime tjera.
Ishte skuadra austriake Altach si dhe ajo shqiptare Partizani që interesoheshin për të nënshkruar me Krasniqin.
Krasniqi ka udhëtuar drejt Antalyas për t’iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit.
Mbrojtësi i djathtë ka qenë i grumbulluar edhe me Përfaqësuesen e Kosovës me ardhjen e trajnerit Bernard Challandes.
Debutimin ai e bëri në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ndërsa ndaj Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe qëndroi në bankën rezervë.
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...