Jesse Lingard thuhet se ka nënshkruar kontratë të re katër vjeçare me Manchester United.
Lingard ka shkëlqyer këtë edicion në Manchester United, por momenti më i mirë i tij ishte goli në finale të ‘EFL Cup’ në ‘Wembley’ ndaj Southamptonit, transmeton portali arbresh.info.
Performancat e tij për “Djajtë e Kuq” nuk kanë kaluar pa u vërejtur edhe nga rivalët anglez derisa raporte të ndryshme pretendojnë se Chelsea dhe Arsenali ishin duke kërkuar transferimin e tij gjatë verës.
Sidoqoftë, Lingard ka “goditur” dyshen në Premierë Ligë duke vendosur për të vazhduar qëndrimin te “Djajtë e Kuq”.
24-vjeçari do të fitoj 100 mijë funta në javë me marrëveshjen e re./arbresh.info
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës