Jesse Lingard drejt Newcastle dhe Alexis Sanchez te Tottenham, United do fitojë 110 milionë euro

15:18 | 28 Qershor 2020
Arbresh Info

Manchester United është i gatshëm t’i largojë dy yjet Jesse Lingard dhe Alexis Sanchez, ngase klubi synon t’i rrit fundet për realizimin e transferimit së Jadon Sancho nga Borussia Dortmund.

“Djajtë e Kuq” mund të fitojnë rreth 35 milionë euro nga Lingard, derisa Newcastle United është e interesuar, sapo sheikët e Arabisë Saudike të marrin drejtimin e klubit, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, problemi kryesor mbetet Alexis Sanchez dhe pagesa e tij e madhe javore prej 500 mijë euro, derisa ai është i lidhur me transferimin te Tottenham.

Sipas Sun, United do i shesë të dy lojtarët sapo të vijnë ofertat e duhur.

Nëse skuadra e United duhet të zvogëlohet edhe më shumë, atëherë në listë ndodhen edhe Diogo Dalot me Nemanja Matic.

Solskjaer gjithashtu është duke konsideruar shitjen e Paul Pogba-s te Juventus, nëse francezi nuk e rinovon kontratën.

Me shitjen e këtyre lojtarëve, United në verë do e transferojë Sancho-n nga Dortmund dhe Jack Grealish nga Aston Villa./arbresh.info.

Të ngjashme