Kryetari i Federatës së Futbollit të Bullgarisë, Borislav Mihaylov ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij pas presionit nga kryeministri i vendit pasi lojtarët e Anglisë ishin subjekt të thirrjve raciste mbrëmjen e së hënës.
Ndeshja në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 ndërmjet dy vendeve është dashur të ndërpritet për shkak të thirrjeve “majmun” që iu drejtuan yjeve si Marcus Rashford, Raheem Sterling dhe Tyrone Ming, transmeton portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, kryeministri Bayko Borissov i ka bërë thirrje Mihaylovit të largohet nga posti i tij duke thënë:
“Pas disfatës së turpshme mbrëmjen e kaluar dhe rezultateve të këqija, ne do të përfundojmë të gjitha raportet me Federatën e Futbollit derisa të jap dorëheqje Mihaylov”
Sipas raporteve të fundit pasditen e sotme (e martë), Mihaylov tani është larguar nga pozita e tij./arbresh.info/
https://twitter.com/ReutersSports/status/1184094864549568513
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...