Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar se skuadra e tij “është në telashe”.
Kjo pasi mesfushori Rodri, tha se ka nevojë për pushim, në këtë fazë të një sezoni që kërkon shumë angazhim në disa fronte.
“Kam nevojë për pushim. Është diçka që ne po planifikojmë, po”, u shpreh Rodri para gazetarëve pas ndeshjes së të martës në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Guardiola u shpreh i gatshëm t’i mundësojë atij dhe të tjerëve të pushojnë, shkruan Sportsmole.co.uk, transmeton Klankosova.tv.
“Nëse një lojtar nuk dëshiron të luajë, atëherë ai nuk do të luajë, kaq e thjeshtë është”, u tha Guardiola gazetarëve kur u pyet për lutjen e Rodrit për të pushuar.
“Shikojini ndeshjet tona dhe më pas kuptoni. Ai është shumë i rëndësishëm për cilësinë që jep”.
“Kam ndjesinë se në ndeshjet kur ishte i lodhur si kundër Crystal Palace dhe Madridit, ai ishte më i mirë në pjesën e dytë, vrapon më shumë dhe ishte më preciz në pjesën e dytë se në të parën”.
“Më shumë se sa fizik, është rasti i shpenzimit të energjisë mendore. Të luajë çdo tre ditë. Sigurisht që është i lodhur, duke luajtur shumë minuta. Do të doja të pushoja qendërmbrojtësit, por ne nuk i kemi ata. [John Stones dhe Kyle Walker] u lënduan kështu që ata nuk mund të pushojnë. Jemi në telashe të mëdha. Kisha ndjenjën se ishim të lodhur në ndeshjet e fundit. Nesër do të vendosim se çfarë duhet të bëjmë”, u shpreh Guardiola.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...