Sulmuesi i Sevillas, Javier Hernandez është i hapur për t’iu bashkuar ndonjë klubi amerikan në MLS.
31-vjeçari ka shënuar vetëm tri gola që nga transferimi në afatin veror nga West Ham për 8.7 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur për ligën amerikane, Hernandez tha se është i hapur për të gjitha ofertat, pasi e cilëson çdo ligë si mundësi.
“Po sigurisht. Jam gjithmonë duke menduar për të ardhmen time. Dua të jem i hapur andaj mendoj për çdo mundësi”
“MLS është ligë që po përmirësohet. Çdo ligë është mundësi”
Këtë sezon Hernandez ka zhvilluar vetëm tri ndeshje për gjigantin spanjoll, ngase në formacionin e parë po luan Luuk de Jong.
Ndërsa për Kombëtaren e Meksikës ka shënuar 52 gola në 109 paraqitje./arbresh.info.
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media