Java e gjashtë në Ipko Superligën e Kosovës do të nisë sot (e premte), me duelin Ballkani – Trepça ’89.
Vendasit me trajnerin e ri Sami Sermaxhaj kanë marrë katër pikë në dy javët e fundit.
Ndërkohë 89-shi gjithashtu ka marrë katër pikë duke mposhtur KEK-un dhe duke barazuar në shtëpi me Drenicën.
Vendasit do të kërkojnë fitore në këtë sfidë pasi vinë të motivuar pas triumfit 1-3 te Gjilani.
Në anën tjetër ‘Minatorët’ kanë ditur të marrin pikë në secilin stadium të Kosovës dhe një gjë të tillë do ta tentojnë edhe ditën e sotme ndaj Ballkanit.
Takimin e parë këtë javë në Superligë do ta drejtoj gjyqtari i FIFA-s, Genc Nuza me ndihmësit Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Trepçës ’89 do të fillojë nga ora 15:45.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...