Google ADS

Java e dytë në Angli, derbi mes Cityt dhe Tottenhamit

11:56 | 17 Gusht 2019
A. B.

Sot do të zhvillohen disa prej ndeshjeve të javës se dytë në Premier Ligën angleze.

Java do të hapet me ndeshjen mes Arsenalit dhe Burnley, e cila zhvillohet nga ora 13:30.

Arsenal i Granit Xhakës vjen pas fitores ndaj Newcastle javën e kaluar, ndërsa edhe Burnley arriti ta mposhtë Southamptonin në javën e parë.

Skuadra e Liverpoolit do ta ketë një udhëtim të vështirë në Southampton me fillim nga ora 16:00.

Ndeshjet tjera që zhvillohen me fillim nga ora 16:00 janë këto:

Aston Villa – Bournemouth

Brighton – West Ham

Everon – Watford

Norwich – Newcastle.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme