Google ADS

Java e ardhshme vendimtare për të ardhmen e Nainggolan

19:25 | 1 Gusht 2019
Arbresh Info

Radja Nainggolan do të largohet përfundimisht nga Interi.

Mesfushori belg nuk preferohet nga trajneri Antonio Conte dhe kësisoj ka humbur edhe fazën përgatitore me ekipin.

E ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në Serie a, pasi lojtari ka refuzuar ofertat nga Kina.

Fiorentina do të jetë skuadra e radhës për Nainggolan, pasi belgu nuk ka preferuar rikthimin te Cagliari.

30-vjeçari ka qenë duke pritur një ofertë nga Roma, por Giallorosët nuk kanë preferuar rikthimin e tij.

Mediat italiane kanë raportuar se Nainggolan do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Fiorentinës të martën e ardhshme (6 gusht).

Lojtari tanimë ka arritur një marrëveshje me Fiorentinën, ndërsa pritet që dy klubet të zgjidhin disa detaje.

Klubi vjollcë pritet të paguajë rreth 20 milionë euro te Interi për t’i fituar shërbimet e Ninjas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme