Java e 20-të fillon në Ferizaj, Arbëria pret Prishtinën

09:51 | 19 Shkurt 2021
Arbresh.info

Java e 20-të në elitën e futbollit kosovar do të startojë ditën e sotme.

Ndeshja e vetme në program është ajo mes Arbërisë dhe Prishtinës, që do të zhvillohet në qytetin e Ferizajt.

Dy skuadrat kanë synime krejtësisht të kundërta, pasi debutuesit e Arbërisë kërkojnë të mbetën në elitën e futbollit kosovar, derisa Prishtina synon të rikthehet te titulli pas shtatë viteve mungesë.

Ndeshjen e fundit Arbëria ka barazuar në udhëtim te Trepça ’89, derisa Prishtina mori fitore 3-1 ndaj Drenicës në stadiumin Fadil Vokrri.

Dueli i sotëm do të jetë i treti këtë edicion për dy ekipet, ku një herë kanë barazuar dhe një takim tjetër i ka takuar Prishtinës me rezultat 1-0.

Vendasit kërkojnë të befasojnë Prishtinën për të mbledhur sa më shumë pikë dhe për mos të rrezikuar fundin, në anën tjetër kryeqytetasit vetëm fitorja i mbanë ende në luftë për titull.

Ndeshja mes Arbërisë dhe Prishtinës fillon nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj dhe gjykohet nga Shpëtim Murtezi me ndihmësit Safet Berisha e Hekuran Osmani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme