Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Kjo xhiro do të sjellë ndeshje interesante, derisa veçohen derbit Ponte Prizreni-Bashkimi e Rahoveci-Golden Eagle Ylli, si dhe përballja e rivalëve të vjetër Peja-Trepça.
Ponte Prizreni-Bashkimi është derbi lokal që zhvillohet të mërkurën. Dy skuadrat renditen në pozitat 2 dhe 3 nga me 21 pikë, megjithatë, Ponte Prizreni ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Kështu të mërkurën në mbrëmje pritet një ndeshje e bukur për adhuruesit e basketbollit në Prizren.
Po të mërkurën ndeshen Sigal Prishtina-Lipjani, ku kampionët e Kosovës janë favoritë, pasi lipjanasit kanë 13 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, derisa prishtinasit kanë tetë fitore dhe tri humbje.
Rahoveci-Golden Eagle Ylli është një super përballje që zhvillohet të enjten dhe pritet të jetë shumë interesante. Vreshtarët e përforcuar së fundi me dy amerikanë do të mundohen të vazhdojnë me formë të mirë në këtë edicion, ku kanë 11 fitore dhe dy humbje, kurse therandasit kanë tetë fitore dhe tri humbje, duke pasur një edicion mjaft të mirë.
Peja-Trepça është sfida e rivalëve të vjetër, që zhvillohet të enjten. Pejanët kanë gjashtë fitore dhe gjashtë humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe dhjetë humbje.
Superliga – Java 15
E mërkurë
19:00 Ponte Prizreni – Bashkimi
19:00 Sigal Prishtina – Lipjani
E enjte
19:00 Rahoveci – Golden Eagle Ylli
19:00 Peja – Trepça
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist