Portieri i Barcelonës, Jasper Cillessen dëshiron të jetë më shumë pjesë e skuadrës startuese, por nuk ka në plan të imponuar largimin nga klubi këtë verë.
Portieri holandez ka luajtur si një zëvendësues i Marc Andre Ter Stegen që nga transferimi i tij nga Ajaxi gjatë verës së vitit 2016 dhe deri tani ka bërë në përgjithësi vetëm tri paraqitje në La Liga dhe Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
“E dua këtë klub, por unë jam një profesionist dhe dua të luaj më shumë se 10 ndeshje çdo sezon, është e thjeshtë”, ka thënë Cillessen për ‘Ziggo Sport’.
“Menaxhmenti tashmë e di situatën time, por unë gjithashtu lexoj që ata nuk dëshirojnë që unë të largohem dhe ata janë të lumtur me punën time”
“Unë nuk jam një lloj lojtari që nis luftë me klubin. Kam qenë këtu, në Barcelonë, për dy vite dhe tani do të vazhdoj”
29-vjeçari është paraqitur vetëm një herë në formacionin startues te Barcelona në La Liga këtë sezon./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?