Google ADS

Jasir Asani: “Me këtë grup do bëjmë gjëra të mëdha në Gjermani dhe do i bëjmë krenar tifozët”

13:16 | 23 Nëntor 2023
D.H

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani në një intervistë në emisionin “Wake Up”, ka folur për ekperiencën e tij me kombëtare, ëndrrat e Evropianin e vitit të ardhshëm.

Jasir Asani tregoi përvojën e tij me kombëtaren, për këto ndeshja aq sa luajti dhe foli rreth ftesës së kombëtares.

“Jam njeriu më i lumtur sepse me 7-8 ndeshje kam shkuar në Europian. Është merita e Sylvinhos, ka sjellë një frymë aq të mirë që se kisha parë asnjëherë, e ka bashkuar stafin, çdo gjë e ka bërë një grup. E kam pritur ftesën që në 2017 ftesën për të luajtur me Kombëtaren, që kur isha tek Partizanti. 7-8 vite kam pritur. Një ditë që do nisesha për në Rumani më telefonuan dhe u nisa direkt për në Shqipëri. Unë njoh shumë lojtarë dhe më pyesin për emocionet që të jep Kombëtarja, nuk mund ta përshkruaj që kur fillon ndeshja nxehja”, tha Asani.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë tregoi se si nisi eksperienca e tij në futboll dhe se gjithmonë e kishte ëndërr të përfaqësonte kuqezinjtë.

“Babi ka luajtur futboll dhe 7-vjeç fillova të luaj në lagje, babi më ka parë që kam talent dhe isha tek shkolla e Vardarit, por nuk pranonin lojtarë të tjerë, fillova vetëm stërvitje, por trajneri më pëlqeu dhe më tha që ti do rrish. Unë ëndërr e kam pasur gjithmonë Kombëtaren”, tha njeriu i supergolave të Shqipërisë.

Ai tutje tregoi emocionet që pati gjati golit të shënuar ndaj Çekisë.

“Ndeshja ishte shumë e vështirë dhe kur erdhi momenti që mora topin, e dëgjova nga tifozët “gjuaj, gjuaj”, mua mishi kokrra”, u shpreh ylli i kombëtares së Shqipërisë.

Futbollisti nga Shkupi pati një mesazh për të gjithë shqiptarët.

“Me këtë grup do bëjmë gjëra të mëdha në Gjermani dhe do i bëjmë krenar tifozët!”, përfundoi Jasir Asani.

Kujtojmë se Shqipëria me 2 dhjetor do të mësoj tre kundërshtarët që do ti ketë në grup për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”. /Arbresh.info/

Të ngjashme