Futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani në një intervistë në emisionin “Wake Up”, ka folur për ekperiencën e tij me kombëtare, ëndrrat e Evropianin e vitit të ardhshëm.
Jasir Asani tregoi përvojën e tij me kombëtaren, për këto ndeshja aq sa luajti dhe foli rreth ftesës së kombëtares.
“Jam njeriu më i lumtur sepse me 7-8 ndeshje kam shkuar në Europian. Është merita e Sylvinhos, ka sjellë një frymë aq të mirë që se kisha parë asnjëherë, e ka bashkuar stafin, çdo gjë e ka bërë një grup. E kam pritur ftesën që në 2017 ftesën për të luajtur me Kombëtaren, që kur isha tek Partizanti. 7-8 vite kam pritur. Një ditë që do nisesha për në Rumani më telefonuan dhe u nisa direkt për në Shqipëri. Unë njoh shumë lojtarë dhe më pyesin për emocionet që të jep Kombëtarja, nuk mund ta përshkruaj që kur fillon ndeshja nxehja”, tha Asani.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë tregoi se si nisi eksperienca e tij në futboll dhe se gjithmonë e kishte ëndërr të përfaqësonte kuqezinjtë.
“Babi ka luajtur futboll dhe 7-vjeç fillova të luaj në lagje, babi më ka parë që kam talent dhe isha tek shkolla e Vardarit, por nuk pranonin lojtarë të tjerë, fillova vetëm stërvitje, por trajneri më pëlqeu dhe më tha që ti do rrish. Unë ëndërr e kam pasur gjithmonë Kombëtaren”, tha njeriu i supergolave të Shqipërisë.
Ai tutje tregoi emocionet që pati gjati golit të shënuar ndaj Çekisë.
“Ndeshja ishte shumë e vështirë dhe kur erdhi momenti që mora topin, e dëgjova nga tifozët “gjuaj, gjuaj”, mua mishi kokrra”, u shpreh ylli i kombëtares së Shqipërisë.
Futbollisti nga Shkupi pati një mesazh për të gjithë shqiptarët.
“Me këtë grup do bëjmë gjëra të mëdha në Gjermani dhe do i bëjmë krenar tifozët!”, përfundoi Jasir Asani.
Kujtojmë se Shqipëria me 2 dhjetor do të mësoj tre kundërshtarët që do ti ketë në grup për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”. /Arbresh.info/
Kurti u takua me një grup investitorësh në Davos, në Shtëpin...
Zyrtare: Sasa Jankovic trajneri më i ri i Bashkimit
Araujo rikthehet të luajë në Ligën e Kampionëve/ Benfica – B...
Liverpool – Lille, formacionet zyrtare
Atalanta dhe Monaco shkojnë në epërsi pas pjesëve të para
Korenica premton: 1 mijë euro për çdo nënë që lind fëmijën e...