Jasir Asani ishte heroi i kuqezinjve në kualifikueset e Kampionati Europian. Sulmuesi kuqezi ishte autor i tre supergolave që i hapën udhë pjesëmarrjes së Shqipërisë në Euro 2024. Anësori i lindur në Shkup është pjesë e klubit korean Gwangju, megjithatë në këtë edicion të ri trajneri nuk e ka grumbulluar në asnjë nga katër ndeshjet që ka zhvilluar.
Një qëndrim i teknikut Jung-hyo Lee, i cili ka marrë përsipër faturën e humbjeve radhazi, vetëm e vetëm që t’i qëndrojë vendimit të tij, për të mos aktivizuar Asanin.
Ndonëse tekniku i Gwangju e ka lënë në tribunë yllin kuqezi, Asani në stërvitje ka treguar së fundmi se është në një formë mjaft të mirë. Në një video të publikuar nga 28-vjeçari, shihet një realizim i ngjashëm me atë të ndeshjes me Poloninë.
Një mesazh i qartë për klubin e Gwangju, që në këtë fillim sezoni ka marrë vetëm 6 pikë në 4 ndeshje pa Asanin në fushë. Ndaj Incheon United, klubi i Asanit pësoi humbjen e tretë radhazi dhe tifozët kanë shfaqur interes për anësorin nga Shkupi.
Mungesa e aktivizimit bën me dhimbje koke dhe Sylvinhin, i cili pa dyshim kërkon që lojtarët e tij të jenë sa më në formë para nisjes së europianit. Të gjithë shpresojnë që Asani të nisë të marrë minuta tek Gwangju! Me klubin korean, Asani në 30 ndeshje ka shënuar 7 gola e ka dhënë 3 asiste./SS/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...