Kombëtarja e Kosovës U19 nuk ka arritur të bëj mrekullinë për tu kualifikuar në Euro 2024.
Pas një starti fantastik ku morën fitore 1-0 përballë Austrisë, Dardanët e rinj pësuan dy humbje radhazi nga Spanja 2-1 dhe nga Sllovenia 2-0, kështu nuk arritën kualifikimin historik për në Evropian.
Igball Jashari që luan tek skuadra e Prishtinës në kampionatin kosovar ka thënë për faqen zyrtare të klubit se ka marrë një eksperiencë të mrekullueshme.
18-vjeçari ka thënë ndër të tjera se në të ardhmen synon që të luaj për Përfaqësuesen U21 dhe ëndërron atë A një ditë.
“Keqardhje që nuk ia dolëm të kualifikohemi. Ndërsa në këto tre ndeshje për mua ishin mësim dhe eksperiencë e madhe, sidomos kur ndeshesh me këso emra Përfaqësuesesh si Spanja”.
“Normalisht synimet e mija tani janë Kombëtarja U21 e pse jo në të ardhmen edhe A-ja, që të vazhdoj me sukses t’i mbroj ngjyrat e vendit tim ashtu siç kam vepruar me U17 dhe U19”, ka thënë Jashari.
Kosova ka përfunduar në pozitën e tretë në grup të Elite Round./Arbresh.info/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale