Jarrell Miller ka mohuar akuzat se ai ka marrë substanca narkotike me dëshirë, situatë kjo që i pamundësojë që të zhvillonte një meç në këtë muaj në Las Vegas.
Boksieri i peshave të rënda do të përballej me Jerry Forrest, mirëpo pasi kishte dështuar t’i kalonte testet anti-narkotikë, ai është suspenduar nga Komisioni i Atletikës në Nevada.
Miller do të vazhdonte në luftën e 24-të të tij në karrierë, derisa ende nuk ka asnjë humbje, mirëpo rezultoi pozitiv në teste.
“Kjo është diçka e montuar”, ka thënë Miller për Fight Network. “Unë dhe ekipi im po punojmë që të publikohen fakte të bazuara, pasi deri më sot nuk ka asgjë që qëndron”.
I pyetur nëse ai kishte marrë me qëllim ilaçet për të rritur performancën, Miller tha: “Jo, kurrë nuk kam marrë ndonjëherë me dëshirë një steroid për qëllime të përmirësimit të performancës. Jo”
“A kam marrë diçka për vetitë shëruese, për dëmtimin, po kam marr. Pas një seance stërvitore të mundimshme, muskujt duet relaksuar dhe kam marrë ilaçe shëruese, por jo aso për të rritur performancën time”, ka shtuar më tej ai.
Presidenti i WBC, Mauricio Sulaiman ka thënë se Miller ishte përjashtuar nga WBC për shkak se nuk u regjistrua në programin e testimit anti-naroktikëve për tre vjet.
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...