Japonia shënoi fitore të madhe në hapje të grupit H të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018” në futboll. Japonezët triumfuan me rezultat 2:1 kundër Kolumbisë. Kolumbia nga minutat e tretë mbetet me një lojtar me pak në fushë.
Futbollisti Carlo Sanchez ndali topin me krahë, kurse gjyqtari Skomina e përjashtoi direkt me karton të kuq dhe referoi penallti për Japoninë. Futbollistët kolumbian protestuan, por Skomina nuk e ndërrojë mendjen. Futbollisti Shinji Kagawa ka qenë i saktë nga penalltia, 0:1. Në minutën e 15-të, Inui humbë një rast ideal dhe lëshoi mundësinë ta dyfishoi rezultatin.
Futbollisti Juan Quintero nga goditja e lirë rreth 18 metra dërgon gjuajtje të fortë e përtokë në pjesën e majtë të portës dhe portieri Kawashima nuk mundi ta ndalë, 1:1 në minutën e 39-të.
Japonezët në rast të mirë në minutën e 54-të, kur Osako nga afërsia por në pozitë mjaft të vështirë, goditi fortë por portieri kolumbian Ospina reagon edhe më mirë. Në minutën e 57-të, Inui nga rreth 14 metra gjuajti bukur megjithatë portieri Ospina me paradë shpëtoi gol të sigurt.
Në minutën e 73-të, Japonia siguroi fitoren. Yuya Osako me kokë nga afërsia godet bukur, topi në shtyllën pingule dhe futet në rrjetë, 1:2.
Në minutën e 78-të, James Rodriguez humbë rast që nuk humbet. Në vend të portës ai goditi në këmbë lojtarin rival dhe topi shkoi larg mbi portë. Kolumbia humbi në sfidën e parë, kurse për Japoninë janë tri pikë të mëdha në kuadër të grupit H. Me 24 qershor Japonia ndeshet me Senegalin (17.00) dhe Polonia me Kolumbinë (20.00).
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...