Google ADS

Japoni – Senegal, ‘nxehet’ ndeshja, shënohet goli i tretë

18:31 | 24 Qershor 2018
Arbresh.info

Japonia dhe Senegali takohet në ndeshjen e radhës në Kampionatin Botëror nga ora 17:00, përcjellë arbresh.info. 

Moussa Wague e ka kaluar Senegalin sërish në epërsi në minutën e 70-të me një gol të bukur. 

Senegali ka kaluar në avantazh në minutën e 12-të me golin e shënuar nga Sadio Mane i cili shënoi pas një aksioni të gjatë.

Japonia barazon shifrat në 1:1 me golin e shënuar nga Inui i cili shënoi super-gol pas një aksioni brilant.

Në fotografinë e mëposhtme mund t’i shikoni statistikat pas pjesës së parë. 

Japonia dhe Senegali i prijnë grupit me nga tre pikë kurse Polonia dhe Kolumbia që takohen sonte nga ora 20:00 janë pa pikë. /arbresh.info/

https://www.youtube.com/watch?v=eLvi2nMixS0

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme