Adnan Januzaj ka zbuluar se ka pasur nevojë për fjalët inkurajuese nga Sir Alex Ferguson gjatë kohës së tij të vështirë nën udhëheqjen e Louis van Gaalit në Manchester United.
Reprezentuesi i Belgjikës parashihej të kishte një sukses të madh në Manchester United por me arritjen e Louis van Gaalit talenti dështoi për të qenë pjesë e skuadrës së rregullt, transmeton portali arbresh.info. Januzaj bëri vetëm tetë paraqitje në sezonin e parë të Van Gaalit dhe më pas u huazua nga Borussia Dortmundi por dështoi për të pasur ndikim te klubi gjerman duke u larguar pas një periudhe të shkurtër.
Trajneri i Dortmundit, Thomas Tuchel sugjeroi që “motivimi dhe qëndrimi” i Januzajt nuk ishte në nivelin e duhur por 22-vjeçari insiston që nuk ishte këtu problemi.
Januzaj pranoi se një bisedë me Fergusonin, i cili ishte një admirues i madh i talentit të ri gjatë sezonit të tij final në detyrë, bëri që ai të mos heq dorë për t’ua vërtetuar të kundërtën kritikëve.
“Nëse do kisha luajtur vetëm për një kontratë, unë do të ndaloja futbollin menjëherë”, ka thënë Januzaj në intervistën për ‘DailyMail’.
“Qysh nga koha kur isha i vogël, më ka pëlqyer kjo lojë. Kam nisur në moshën katër vjeçare dhe kjo ishte e gjitha që doja”
“Këto sugjerime nuk kanë kuptim. Kam pasur statistika shumë të mira kur erdha. Sir Alex më shkroi dhe më telefonoi gjatë kohës si i huazuar”
“Ai më tha mua: ‘Vazhdo të punosh, mos u dorëzo asnjëherë, jeta vazhdon, ju keni kualitet dhe mos u ndal asnjëherë duke punuar’. Kam pasur nevojë për këtë”
“Giggsy ishte asistent gjatë kohës së Van Gaalit. Ai gjithmonë komunikonte me mua dhe është përpjekur për të më ndihmuar. Ai e shihte që unë nuk isha Adnani që të gjithë e njihnin”
Januzaj u largua nga United këtë verë dhe nënshkroi kontratë pesë vjeçare te Real Sociedadi./arbresh.info/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...