Adnan Januzaj ka shkëlqyer mbrëmjen e kaluar në fitoren e Belgjikës 1-0 ndaj Anglisë, ku ishte pikërisht lojtari me origjinë nga shqiptare, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes, ndërsa u shpall edhe lojtari i ndeshjes nga FIFA.
Januazaj është kritikuar shumë pas largimit nga Manchester United në Angli, ku shumë e kishin vënë në dyshim talentin e tij dhe pikërisht ndaj këtyre zërave ka dashur të reagojë menjëherë pas ndeshjes futbollisti.
“Natyrisht puna ime ishte ta tregoja veten para njerëzve se në të kaluarën në Angli kisha shumë kritika. Dua t’i tregoj atyre njerëzve se jam këtu, jam shumë i kënaqur me këtë. Jam shumë i lumtur që shënova një gol të shkëlqyer kundër një kundërshtari të mirë. Unë kam shpenzuar shumë energji në punë. Këtë vit kam luajtur në një ekip si Real Sociedadi që më ka bërë të rritem si lojtar. Në moshën 23-vjeçare gjëja më e rëndësishme është të kesh paraqitje në fushë dhe të vazhdosh të përparosh. Jam shumë i kënaqur që po shkon në këtë mënyrë”, tha Januzaj për mediat britanike.
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...