Anësori shqiptar i Manchester United, Adnan Januzaj shpreson të kthehet te skuadra e Belgjikës derisa vazhdon qëndrimin në Sunderland si i huazuar.
Januzaj është i fokusuar për ndeshjen në Premierë Ligë kundër Burnleyt, por shpreson të ftohet nga skuadra e tij kombëtare, transmeton portali arbresh.info.
“Javën e ardhshme prezantohet skuadra kombëtare dhe unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Jam fillimisht i fokusuar për ndeshjen kundër Burnleyt”, tha Adnan Janzuaj. “E di që Belgjika është duke më shikuar mua. Ata e shikojnë çdo lojtarë. E di këtë”
“Qëllimi im është t’iu tregoj njerëzve se çfarë mund të bëjë dhe shpresoj të luaj me skuadrën kombëtare”./arbresh.info
Mbrëmë nuk u shënua asnjë incident me pasoja fatale, e konfi...
10 të vdekur e 30 të lënduar në New Orleans të ShBA-së, dysh...
Kurti vizitoi Poemën dhe Diamantin, dy foshnjet e para të li...
Viti 2024, vit i vizave/ Sa i vizituan kosovarët vendet Sche...
Jakup Krasniqi mbush 74 vjet sot, kjo është ditëlindja e tij...
Trupat ushtarake franceze do të largohen nga Bregu i Fildish...