Futbollisti Adnan Januzaj, i cili luan për kombëtaren e Belgjikës në Botërorin 2018, ka befasuar me deklarimet e tij të fundit.
Kjo pasi më në fund Januzaj ka pranuar faktin se ka origjinë shqiptare nga Kosova, ndonëse ditë më parë ai deklaroi se ”është shtetas belg dhe ndihet belg po ashtu”, njofton Klan Kosova.
Për këto pretendime, futbollisti Adnan Januzaj u sulmua dhe kritikua shumë nga shqiptarët, madje pati dhe të huaj të cilët ironizuan me të se ai nuk kishte pranuar se ishte shqiptar.
”Natyrisht se Kosova është vendi im” i përgjigjet ai gazetarit pas pyetjes së tij ndërsa bisedojnë për fotografi të vjetra kur ai kishte realizuar vizita në Kosovë.
Madje, Januzaj potencon se është mjaft i lidhur me vendin e tij:
”Unë jam kosovar dhe jam i lidhur me vendin tim. Prindërit e mi vijnë nga ai vend po ashtu…”, janë deklaratat e fundit të Adnan Januzajt, njofton Klan Kosova.
Futbollisti kosovar Adnan Januzaj, shënoi gol ndaj Anglisë duke u bërë shqiptari i katërt që gjenë rrjetën në Botëror, pas Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit e Blerim Xhemailit.
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...