Sipas eksperti në ‘Soccer Satuerday’ Phil Thompson, Adnan Januzaj nuk do të jetë në gjendje kurrë të rishfaq aftësitë e shfaqura fillimisht në Manchester United.
Talenti 22-vjeçar ka shkëlqyer në fillim të edicionit 2013/14 në Manchester United, por dështoi për të shfaqur aftësisë e tij derisa ishte i huazuar në Borussia Dortmund para se t’i bashkohet edhe Sunderlandit në sezonin aktual, shkruan portali arbresh.info.
“Nuk mendoj se ai do të rikthehet sërish në formë e mëparshme”, tha fillimisht Thompson për ‘Sky Sport’. “Ai hyn dhe largohet shpejtë nga ndeshjet dhe mendoj se për këtë arsyeje edhe starton. Ata janë duke shpresuar për të marrë një ose dy momente të magjisë që ai mund të krijojë”
“Ai e bën këtë, por jo shpesh. Për një skuadër si Sunderlandi, derisa përpiqet për tu larguar nga zona e dëbimit, mendoj që këtu është pozita e duhur se ku qëndron ai. Edhe nëse largohet nuk mendoj se do të prodhoj sërish atë që bëri në Manchester United”, shtoi Thompson./arbresh.info
“Të kthehemi më të fortë”, Flick flet pas humbjes së Barcelo...
Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfisku...
Për një javë policia shqiptoi afro dy mijë gjoba trafiku në ...
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusin e kisha në dialog
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...