Anësori shqiptar i Manchester United, Adnan Januzaj ka pranuar se nuk e do se ku do të luaj sezonin tjetër.
Januzaj është duke shpenzuar sezonin si një i huazuar tek Sunderlandi pas transferimin nga Manchester United verën e kaluar, shkruan portali arbresh.info. Edhe pse fillimisht është quajtur si pasardhësi i Ryan Giggs, reprezentuesi i Belgjikës ka kaluar një sezon të vështirë në ‘Stadium of Light’.
Januzaj ka shënuar vetëm një herë për “Macet e Zeza” pavarësisht ribashkohet me ish trajnerin e tij, David Moyes.
Derisa Henrikh Mkhitaryan, Anthony Martial, Jesse Lingard dhe Juan Mata janë të gjithë pjesë e skuadrës së Jose Mourinhos, shanset e tij që të ketë të ardhme në ‘Old Trafford’ janë të pakta.
Prandaj, 22-vjeçari ka pranuar se nuk e di ku do të jetë sezonin e ardhshëm.
“Ka qenë shumë vështirë sepse nuk është lehtë të kalosh nga Manchester United në Sunderland”, tha ai për faqen zyrtare të klubit, transmeton portali arbresh.info. “Njerëzit mendojnë se unë jam 26 ose 27 vjeçar, por unë kam vetëm 22 vjet. E di që njerëzit kërkojnë më shumë nga unë”
“Nga ana tjetër është se ata duhet të shikojnë edhe pjesët e tjera të lojës time. Unë kam mësuar shumë këtu dhe kjo më ka bërë edhe më të fortë”
“Nuk e di se ku do të jem. Ndihem më i plotësuar dhe jam i lumtur, por të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi Januzaj./arbresh.info
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin