Adnan Januzaj po e shijon çdo moment me Kombëtaren e Belgjikës, ku u ftua pas një kohë “pushimi” për ndeshjet e marsit.
Futbollisti kosovar thotë se është pjekur mjaftueshëm për të luajtur më shumë për belgët, shkruan “Gazeta Express”.
Ai ndien se me ushtrimet ekstra që po i bën, është ngritur në një nivel më lartë.
“Më është dashur të pres shumë kohë, por jam i kënaqur që jam kthyer në kombëtaren belge. Dhe, shpresoj të luaj, sepse nuk ka asgjë që më pëlqen më shumë sesa të luaj futboll”, deklaroi fillimisht Januzaj nga grumbullimi me Kombëtaren.
“Jam njëri prej lojtarëve më të vjetër të ftuar? Nuk ndihem veteran, jam i bindur se vitet më të mira i kam ende përpara meje. Garimi dhe konkurrenca për mua nuk janë problem. Unë e di se çka mund të jap dhe besoj në kapacitetet e mia. Jam më i matur, më i pjekur dhe po ushtroj shumë më shumë se më parë. Madje, po bëj edhe ushtrime ekstra me ndihmën e një trajnerit personal. Këto detaje të vogla e bëjnë një diferencë të madhe”, vazhdoi ai.
Si shumë futbollistëve të tjerë, edhe futbollistit nga Istogu do t’i skadojë kontrata më 30 qershor.
Interesim për të kanë shfaqur dy klubet italiane, Napoli e Atalanta.
Por, futbollisti i Real Sociedadit nuk e di ende të ardhmen e tij.
“Në futboll ndodh gjithçka. Nuk mund të them asgjë për të ardhmen time. Njerëzit thonë gjëra që nuk më interesojnë. Në këtë moment po mendoj për Real Sociedadin, por nuk i dihet kurrë. Raiola (menaxheri) është një tip kërkues, e njoh. Çdo vendim do ta marr së bashku me të dhe me familjen time”, përfundoi Januzaj.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit ka qenë shumë i përfolur në Kosovë vite më parë pasi të gjithë shpresonin që ai t’i thoshte “PO” Kosovës. /Gazeta Express/
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...