Google ADS

Janjeva rikthehet në kryeqytet

22:38 | 5 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Sigal Prishtina ka konfirmuar përforcimin e parë për stinorin e ardhshëm.

Muhamedali Janjeva është rikthyer te skuadra nga kryeqyteti.

Prishtina një gjë të tillë e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Muja kthehet aty ku i rreh zemra, në Prishtinë. Mbrojtja e fortë, lufta për top, kërcimet në sulm dhe në mbrojtje e karakterizojnë djalin e kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

Ai edhe edicionin e shkuar e nisi te Prishtina, por u largua për t’iu bashkuar Ponte Prizrenit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme