Google ADS

Janë shitur pothuajse të gjitha biletat për ndeshjen e Kosovës ndaj Hungarisë

17:21 | 24 Mars 2024
D.H

Të martën nga ora 19:00 në Budapest, Kosova do të jetë mysafir i Hungarisë, në ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars.

“Dardanët” vijnë pas një fitore si mysafir ndaj Armenisë me rezultat 1-0, ku Milot Rashica shënoi golin e vetëm në ndeshje, ndërsa kishin edhe disa raste të tjera për gol.

Në anën tjetër edhe Hungaria vjen pas një fitoreje ndaj Turqisë në shtëpi me rezultat 1-0 më golin e shënuar nga Dominik Szobozslai nga pika e bardhë.

Biletat për ndeshjen pothuajse janë shitur të gjitha sipas mediave hungareze  dhe një rezultat pozitiv ndaj Hungarisë, do të ishin me vlerë shumë të madhe për Kosovën, që tani udhëhiqet nga Franco Foda.

Hungaria ka siguruar një vend në Euro 2024 dhe do të jetë në grup me Zvicrën, Skocinë dhe Gjermaninë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme