Chelsea është duke kaluar një periudhë jashtëzakonisht të mirë si në Ligën Premier, ashtu edhe në Ligën e Konferencës.
Londinezët janë të dytët në tabelë me 31 pikë në tabelë, katër më pak se Liverpooli.
Por problemi më i madh i Chelseat këtë edicion ka qenë qendra e mbrojtjes, megjithatë nuk pritet të ndërhyjnë në janar.
Ka qenë trajneri i Chelseat, Enzo Maresca që ka deklaruar se klubi nuk po e konsideron afatin kalimtar të dimrit.
“Jo, nuk po mendojmë fare për afatin kalimtar të janarit. Kemi ende shumë ndeshje para asaj kohe”.
“Kemi edhe 6 ndeshje të tjera në Ligën Premier dhe dy ndeshje të Ligës së Konferencës. Ka shumë ndeshje para janarit dhe ne jemi të fokusuar se sa ndeshje kemi deri atëherë”, tha Maresca.
Mbetet të shihet nëse londinezët do ta përforcojnë repartin e tyre defensivë për të qenë edhe më konkurrues. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...