James shkëlqen ndaj Jazz, Lakers marrin fitoren e parë këtë edicion

09:55 | 26 Tetor 2019
Arbresh.info

Los Angeles Lakers ka marrë fitoren e parë këtë edicion në NBA.

Pas humbjes në ndeshjen e parë nga LA Clippers, Lakers kanë triumfuar para adhuruesve të vet përballë Utah Jazz.

Në një ndeshje me mbrojtje shumë të fortë, Lakers triumfuan me nëntë pikë diferencë 95:86.

LeBron James ishte më meritori për këtë fitore të Lakers me 32 pikë, 10 asistime e shtatë kërcime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Anthony Davis me 21 pikë e shtatë kërcime, ndërsa Daniels shtoi 15 pikë të tjera.

Tek mysafirët më efikasi ishte Mitchell me 24 pikë e pesë kërcime, por që nuk mjaftuan për fitoren e Jazz.

Ndeshje tejet interesante është zhvilluar edhe në TD Garden mes Boston Celtics dhe kampionit në fuqi Toronto Raptors.

Në një ndeshje të barazpeshuar deri në fund, Celtics ka triumfuar me gjashtë pikë diferencë 112:106.

Jayson Tatum dhe Brown ishin fantastik në këtë takim duke shënuar nga 25 pikë, ndërsa Kemba Walker kontribuoi me 22 të tjera për triumfin e Celtics.

Torontos nuk i mjaftuan 33 pikët e Pascal Siakam për të marrë fitore nga përballja me Bostonin.

Rezultatet:

Boston Celtics – Toronto Raptors 112:106

Charlotte Hornets – Minnesota Timberwolves 99:121

Brooklyn Nets – New York Knicks 113:109

Memphis Grizzlies – Chicago Bulls 102:110

New Orleans Pelicans – Dallas Mavericks 116:123

Oklahoma City Thunder – Washington Wizards 85:97

Denver Nuggets – Phoenix Suns 108:107

LA Lakers – Utah Jazz 95:86

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme