James Rodriguez zgjedh destinacionin e radhës

09:46 | 2 Prill 2020
Arbresh Info

Arsenal, Everton dhe Wolves janë duke shfaqur interesim për mesfushorin ofansiv të Real Madrid-it, James Rodrgiuez.

Sipas Marca, kolumbiani gjithashtu dëshiron kalimin në Premierë Ligë, por te Everton për tu ribashkuar me trajnerin, Carlo Ancelotti që më herët e ka trajnuar te Real Madrid dhe Bayern Munich.

Agjenti i James, Jorge Mendes është duke bashkëpunuar me “Mbretërit” që të zvogëlojë klauzolën e kërkuar prej 80 milionë euro.

James këtë sezon ka qenë në formacionin e parë vetën në katër ndeshje, mirëpo nuk ka luajtur as edhe një minutë që nga tetori në humbjen ndaj Real Mallorca-s.

Ish ylli i Porto-s thuhet se ia ka bërë të qartë “Mbretërve” se dëshiron kalimin te Everton./arbresh.info.

Të ngjashme