Sezoni 2017-18 nuk ka filluar ende, por Bayern Munichu tashmë ka ngritur një trofe.
“Bavarezët” mposhtën Werder Bremenin në finale të ‘Telekom Cup’ sot (e shtunë) falë golave nga Thomas Muller dhe Juan Bernat, transmeton portali arbresh.info.
Kjo ndeshje i dhuroi tifozëve një shans të shohin James Rodriguezin në aksion te Bayern Munichu.
Ylli kolumbian u transferua te Munichu për një marrëveshje dy vjeçare si një i huazuar nga Real Madridi, megjithëse “Bavarezët” kanë në dispozicion opsionin për blerje.
James është shfrytëzuar rrallë në Madrid sezonin e kaluar, ku Real Madridi fitoi titullin në La Liga dhe kurorën në Ligë të Kampionëve.
James, i cili shpreson të rikthej karrierën e tij nën udhëheqjen e Carlo Ancelottit, startoi në mënyrë të shkëlqyer ndaj Bremenit.
Ai ishte i përfshirë në golin e epërsisë nga Muller dhe atë më vonë nga Bernati. ./arbresh.info
Shikoni disa nga pjesët më të mira të ndeshjes duke përfshirë edhe ish yllin e ‘Los Blancos’:
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...