James Rodriguez u bashkua me shumë bujë me Evertonin në verën e vitit 2020. Mesfushori ofensivë kolumbian u largua nga Real Madrid dhe iu bashkua skuadrës angleze si transferim i lirë.
Përkundër që e ka nisur mjaftë mirë aventurën në Angli, duket se Rodriguez nuk do të qëndrojë më shumë se deri në verë te kjo skuadër.
Mediat kolumbiane kanë raportuar se Rodriguez ka njoftuar tanimë drejtuesit e klubit se dëshiron të largohet në fund të këtij edicioni.
29-vjeçari nuk ka mbetur aspak i kënaqur me jetën në Angli dhe kjo është arsyeja kryesore që dëshiron largimin nga Everton.
Rodriguez këtë sezon me Evertonin, në 20 ndeshje zyrtare ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime.
Besohet se e ardhmja e lojtarit mund të jetë në MLS, ku ka interesime të mëdha nga klubet amerikane./arbresh.info/
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...