James Rodriguez në Manchester United?

16:37 | 2 Maj 2018
Arbresh Info

James Rodriguez është i hapur që t’i bashkohet Manchester United.

Raporte të ndryshme nga Spanja pretendojnë që Jose Mourinho ka thirrur të huazuarin nga Bayern Munichu për shkak se dëshiron të nënshkruaj me të gjatë merkatos së transferimeve verore, transmeton portali arbresh.info.

Por, bazuar në ‘El Gol Digital’, gatishmëria e Rodriguezit për transferim në Old Trafford do të zemëroj skuadrën e Real Madridit.

Ai thuhet se nuk dëshiron të rikthehet në Bernabeu, prandaj ai ka zhvilluar negociatat në formë sekrete rreth një transferimi të mundshëm.

Megjithatë, Bayern Munichu ka një opsion në marrëveshje për të bërë transferimin e përhershëm me lojtarin me përfundimin e këtij sezoni./arbresh.info/

Të ngjashme