Një ditë pasi Chelsea humbi garën ndaj Manchester United për sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku, raportet kanë filluar të qarkullojnë se James Rodriguez mund të transferohet në Stamford Birdge.
Mesfushori kolumbian James Rodriguez aktualisht është duke shijuar pushimet e tij verore pas një sezoni frustrues, transmeton portali arbresh.info.
https://www.instagram.com/p/BWGZ052lW21/
James nuk pjesë e Real Madridit në finalen e skuadrës në Ligë të Kampionëve ndaj Juventusit dhe është thënë se do të largohet nga Bernabeu. Një numër i madh klubesh janë duke kërkuar transferimin e James Rodriguezit, përfshirë Manchester United, AC Milan, PSG, Inter dhe Arsenalin.
Por, bazuar në gazetën spanjolle ‘AS’, Chelsea tani udhëheq garën për yllin e famshëm të Amerikës Jugore.
Gazeta e lartpërmendur raporton që Chelsea është i përgatitur për të shtruar një ofertë të madhe për mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez.
Ata theksojnë se James ishte afër transferimit te Chelsea gjatë muajit janar kur Oscar kaloi në Kinë, megjithatë mesfushori kreativ vendosi për të vazhduar qëndrimin në Real deri në përfundim të fushatës./arbresh.info
Nesër fillon turi i koncerteve të Sabrina Carpenter, Columbu...
Nesër bëhet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar “E...
Arteta i ashpër në konferencë për media pas ndeshjes me Man ...
Soja nuk është vetëm për vegjetarianë – Proteinat e sa...
Margot Robbie tregon barkun e rrumbullakosur gjatë një paraq...
Muharrem Jashari asiston në ndeshjen e Cherkasyt